Leotrim Syla, avokati i familjes së Liridona Ademaj, ka folur sot në një intervistë për Euronews Albania pas mbylljes së hetimeve nga Prokuroria për vrasjen e Liridonës.
Ai ka paraqitur disa arsye që mund të kenë shtyrë të dyshuarin, Naim Murseli, në organizimin e krimit. Sipas avokatit, motivet janë disa duke përfshijnë faktorë familjarë, pasurore dhe të tjerë.
“Siç e kemi deklaruar më herët, kjo vrasje ka më shumë se një motiv. Ka motive familjare, ka motive pasurore dhe motive të tjera të cilat pas leximit të akuzës do t’i publikojmë, sepse as ne si palë përfaqësuese të familjes së dëmtuar nuk kemi marrë akt-akuzën dhe provat mbështetëse,” tha Syla.
Ai theksoi se një nga arsyet mund të jetë dëshira e Murselit për t’u paraqitur mirë në publik duke zgjidhur problemin me gruan e tij, por gjithashtu dhe për të siguruar një përfitim financiar.
“Naimi mund të ketë kërkuar të përfitonte nga sigurimi i jetës që i bëri Liridonës në vitin 2022. Ky është një nga elementët që do të shqyrtohet më tej,” shtoi ai.
Syla gjithashtu nënvizoi se në një mundësi të mundshme divorci, fëmijët e çiftit mund të ishin më shumë të prirur t’i jepeshin Liridonës, dhe kjo mund të kishte ndikuar në reagimin e Naimit.
“Nëse divorci do të ishte një mundësi, dhe Naimi nuk do të dilte mirë në publik, nga praktika e mëhershme të njetët persona tentojnë të bëjnë çdo gjë që gjithçka të përfundojë në favorin e tyre duke përfshirë dhe dhunën,” tha avokati.
LEXONI GJITHASHTU:
- Vendimi për vrasjen e Liridona Ademaj, flet për Euronews vëllai: Presim drejtësinë
- Pse u vra Liridona Ademaj? Mbyllen pas një viti hetimet, gjetjet e prokurorisë