English

Napoli mposht në shtëpi Juventusin në shtëpi, Bolonja e sigurt në zonën “Champions”

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Juventusi është në rënie të lirë, një skuadër që nuk krahasohet me atë të javëve më parë, duke regjistruar humbjen e 3-të në 5 ndeshjet e fundit. Të besuarit e Allegrit e patën të pamundur t’i bëjnë ballë Napolit, me këta të fundit që dominuan thuajse gjithë takimin. Një pjesë e parë e cila prodhoi vetëm një gol për vendësit, me gjeorgjianin Kvaraskhelia që kaloi në avantazh të tijët.

- Advertisement -

Në fraksionin e dytë, në një stadium të tejmbushur, napoletanët kërkuan disa herë golin, por pa mundur të jenë konkretë, ndërsa 9 minuta para fundit Chiesa riktheu ekuilibrat me një realizim të bukur. Bardhezinjtë u duk se do të dilnin me pikë në këtë transfertë, por një ndërhyrje e parregullt e shkaktuar nga Nogne ndaj Osimhen, në zonë bëri që Napoli të fitonte një penallti. Ishte vetë nigeriani që ekzekutoi, me gjuajtjen që u prit nga Shezni, por topi i rikthyer u dërgua në rrjetë nga Raspadori, duke vulosur fitoren 2-1.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?