English

NATO mobilizohet për të përballuar pandeminë globale COVID-19

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ministrat e Jashtëm të NATO-s zhvilluan një takim nëpërmjet një video-konference për situatën e krijuar nga COVID-19 dhe përgjigjen e aleancës në luftën kundër pandemisë. Në një deklaratë pas takimit thuhet se NATO po bën pjesën e saj, dhe se aleatët po e mbështesin njëri-tjetrin, përfshirë nëpërmjet profesionistëve të mjekësisë, me krevate spitali, pajisje jetësore mjekësore, si dhe me praktikat dhe idetë më të mira për të luftuar sëmundjen vdekjeprurëse.

- Advertisement -

Në këtë situatë, NATO po ndihmon gjithashtu me transportimin ajror të furnizimeve kritike mjekësore në gjithë botën, dhe po punon ngushtë me organizatat e tjera ndërkombëtare.

Aleanca thekson gjithashtu se ajo mbetet aktive në mbrojtjen e gati një miliard qytetarëve të 30 vendeve anëtare, e përqendruar dhe gati të kryejë detyrat e saj kryesore si: mbrojtjen kolektive, menaxhimin e krizave dhe sigurinë bashkëpunuese.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u shpreh se përgjegjësia parësore e NATO-s është të ofrojë siguri dhe mbrojtje për gati një miliard njerëz. “Aftësia e NATO-s për të ndërmarrë veprime nuk është minuar. Aleatët mirëpritën sot në takimin e parë zyrtar me të drejta të plota edhe ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, shtetit më të ri anëtar që prej 27 marsit”, tha ai.

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?