NATO do të mbajë një mbledhje urgjente këtë të premte, pasi ushtria siriane vret 33 ushtarë turq.
Mbledhja u bë me kërkesë të Turqisë, sipas Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-së, Jens Stoltenberg.
Kjo ka qenë humbja më e madhe që ka pësuar Turqia në një ditë të vetme, që nga viti 2016, kur ndërhynë për herë të parë në Siri.
[twitter_feed=https://twitter.com/jensstoltenberg/status/1233279480216596480]
Sulmi që la të vrarë 33 ushtarë turq ishte urdhëruar nga qeveria e Sirisë.
Ankaraja ka dërguar me mijëra ushtarë turq në zonat e kontrolluar nga rebelët, në provincën e idlibit, ndërsa qeveria siriane po përpiqet të rifitojë territorin.
Trupat turke u janë bashkuar forcave rebele, ndërsa qeveria siriane ka mbështetje nga Rusia.
Pas sulmit, turma me njerëz të zemëruar u mblodhën përpara konsulatës ruse në Stamboll, të cilët e quajtën Putinin “vrasës”.