Ka ndërruar jetë në moshën 99-vjeçare Nexhmije Hoxha, bashkëshortja e ish-diktatorit Enver Hoxha. Familja bëri me dije se Hoxha ndërroi jetë në shtëpinë e saj në Laprakë.
Nexhmije Hoxha lindi në Manastir, më 8 shkurt të vitin 1921, ndërsa prindërit e saj ishin nga Dibra.
Gjatë luftës ajo mori pjesë si delegate në të gjitha konferencat kombëtare si atë të Pezës, Labinotit dhe Përmetit. Pas çlirimit të vendit, ajo kishte kryer funksione të larta partie dhe shoqërore. Në Kongresin e Parë të PKSH-së u zgjodh anëtare e Komitetit Qendror.
Në vitin 1945 u martua me Enver Hoxhën me të cilin pati tre fëmijë, 2 djem dhe një vajzë.
Në janar të vitit 1992 Nexhmije Hoxha u arrestua me akuzën e abuzimit të fondeve dhe u dënua me 9 vjet burg, të cilat u bënë 11 kur ajo apeloi në gradën e dytë të gjykimit.
Në njoftimin për vdekjen e saj, familja thekson se gjithë jetën ia kushtoi atdheut dhe ndërtimit të Shqipërisë së re .