English

Ndahet nga jeta tekstshkruesi i këngës së “Titanic-ut”

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kantautori amerikan Will Jennings, i cili shkroi tekstin e këngës “My Heart Will Go On” në filmin “Titanic”, ka vdekur në moshën 81-vjeçare, njoftoi Hollyëood Reporter.

- Advertisement -

Jennings vdiq në shtëpinë e tij në Tyler, Teksas mëngjesin e kaluar. Kujdestarja e të ndjerit, Martha Sherrod, tha se ai kishte vuajtur nga probleme serioze shëndetësore për pesë ose gjashtë vitet e fundit.

“Kohë e trishtueshme, vdekja e Will Jennings, një maestro, mendje e shkëlqyer dhe shpirt i butë. Will ndau talentin e tij me mua, ishte gjithmonë i durueshëm dhe bujar dhe ishte një mik dhe mësues i dashur që pasuroi jetën time në shumë mënyra. nder i madh të punosh me një gjeni të tillë muzikor për kaq shumë vite”, ka shkruar muzikanti Peter Wolff në Facebook.

Wilbur Will Jennings lindi më 27 qershor 1944 në Teksas dhe punoi si mësues në një kolegj lokal dhe më pas në Universitetin Shtetëror të Austin. Ai bashkëpunoi me artistë si Whitney Houston, BB King, Joe Sample dhe shumë të tjerë.

Këngët për të cilat Jennings shkroi tekstet janë paraqitur në 325 filma dhe shfaqje televizive. Ai u nderua dy herë me një Oscar, fitoi tre Grammy dhe dy Golden Globes. Në total, kantautori ka 25 çmime të ndryshme.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?