Ish-futbollisti francez Zhyst Fonten është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare, teksa lajmi është konfirmuar mëngjesin e kësaj të mërkure.
Fonten mban rekordin si golashënuesi më i mirë i një edicioni të kupës së botës, ku në vitin 1958 me kombëtaren e Francës arriti të shënojë 13 gola në 6 ndeshje të luajtura.
Fonten ka luajtur në karrierën e tij 269 ndeshje, teksa u detyrua të mbyllte karrierën në moshë të re për shkak të një dëmtimi. Me kombëtaren e gjelave numëron 21 përballje ku ka gjetur 30 herë rrugën e rrjetës.
Gjatë karrierës 12-vjeçare ka luajtur për skuadrat e Casablancas, Nice dhe Reims, aty ku në vitin 1962 u tërhoq nga futbolli i luajtur. 5 vite më pas u vendos në krye të kombëtares së Francës. Në vitin 2004, Pele e quajti atë një nga 125 futbollistët më të mëdhenj të gjallë, ndërsa në vitin 2003, në UEFA Jubilee Awards, ai u zgjodh si lojtari më i mirë në Francë në 50 vitet e fundit.
LEXONI GJITHASHTU:
- Messi lojtari më i miri për vitin 2022, Scaloni mposht Ancelottin dhe Guardiolën
- Mbappe dhe Messi përfshihen në ekipin e PSG-së për përballjen ndaj Bayern-it