Një 45-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi posedonte armë zjarri me qëllim shitjen e tyre.
Gjatë operacionit policor të koduar “Rrethi”, u sekuestruan 2 armë zjarri pistoleta, 1 armë zjarri shotgan, 1 pistoletë pneumatike me ajër, doza kokaine dhe sasi kanabisi, fara të dyshuara narkotike kanabis, përforcues grushti dhe mjete prerëse thika.
Fillimisht shtetasi K.B., u ndalua në Rinas ku gjatë kontrollit fizik iu gjetën 2 pistoleta, ndërkohë që gjatë kontrollit në banesë iu gjetën dhe armët e tjera që kishte për shitje.
Materialet procedurale në ngarkim të 45-vjeçarit i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
“Sekuestrohen 2 armë zjarri pistoleta, 1 armë zjarri shotgan, 1 pistoletë pneumatike me ajër, doza kokaine dhe sasi kanabisi, fara të dyshuara narkotike kanabis, përforcues grushti dhe mjete prerëse thika.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, pas informacioneve të siguruara për një shtetas i cili do të transportonte armë zjarri nga Shkodra drejt Rinasit, me qëllim shitjen e tyre, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Rrethi”.
Si rezultat, në Rinas, u kap dhe arrestua në flagrancë shtetasi K. B., 45 vjeç, banues në Shkodër.
Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën 45-vjeçarit, 2 armë zjarri pistoleta, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në vijim të veprimeve, në bashkëpunim me DVP Shkodër u ushtrua kontroll në banesën e tij, në Shkodër, dhe gjatë kontrollit u gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri shotgan me municion luftarak, 1 pistoletë pneumatike me ajër, doza kokaine, sasi kanabisi, fara të dyshuara narkotike kanabis, përforcues grushti dhe mjete prerëse thika.
Nga verifikimet e kryera dyshohet se 45-vjeçari i arrestuar i ka siguruar armët e zjarrit, me qëllim shitjen e tyre”, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Me thikë në mësim, procedohet i mituri, në kërkim i ati: E shtynte të përdorte armë
- Zbardhet vrasja në “Don Bosko”| Ishte e porositur, por autorët ngatërruan objektivin