English

Ndalohet qarkullimi në Bypass-in e Fierit, ministrja Balluku: Bëhet për të përfunduar punimet e ulur kostot

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Qarkullimi në Bypass-in e Fierit do të mbyllet deri në 1 maj. Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe kontraktori i punimeve kanë kërkuar që të bëhet mbyllja e përkohshme në mënyrë që të përshpejtohet ritmi i punës dhe rruga të jetë në funksion të qytetarëve brenda nisjes së sezonit veror.

- Advertisement -

Ecuria e punimeve u inspektua nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me drejtorin e ARRSH, Ergys Verdho. Sipas Verdhos, ndalimi i qarkullimit bëhet që të zvogëlohen edhe kostot.

 “Rruga tashmë ka marrë drejtimin e duhur. Jemi në fazën finale të krahut të djathtë, kështu që është e nevojshme për ta mbyllur, që t’i japim dorën e fundit. Praktikisht, për të menaxhuar trafikun në një situatë ku punohet, është shumë e vështirë, ka kosto.

Me kërkesën e bashkisë për rritjen e kapacitetit shkarkues në kilometrin e dytë deri në kilometrin e tretë, në urën e Semanit dhe të Hoxhares, jemi detyruar të vendosim, sipas një studimi të bërë nga supervizori, dy tombino shtesë për rritjen e kapacitetit të shkarkimit”,  u shpreh Verdho.

Ministrja Belinda Balluku u shpreh se qarkullimi po ndalohet në mënyrë që punimet të përfundojnë sa më shpejtë. Ajo kërkoi gjithashtu mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve.

“Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë drejtuesve të automjeteve. Do t’ju duhet të aksesojnë sërish Vlorën përmes rrugës së Levanit, por kjo është për një kohë shumë të shkurtër, pasi më 1 Maj i gjithë segmenti i Bypass-it të Fierit do të jetë totalisht i aksesueshëm në të dyja krahët dhe sipas të gjitha parametrave të sigurisë rrugore për të gjithë drejtuesit e automjeteve”, u shpreh ministrja Balluku. 

Pas mbylljes së Bypass-it të Fierit dhe devijimit të trafikut në rrugën e vjetëR që kalon përmes Levanit, ARRSH-ja dhe policia rrugore kanë marrë të gjithë masat për të menaxhuar trafikun.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?