Emigrantët që përpiqen të hyjnë në Europë duhet të dinë se kufiri midis Turqisë dhe Greqisë është i mbyllur, tha shefi i BE-së për Marrëdhëniet me Jashtë teksa i bëri thirrje vendeve që janë të përfshira në këtë konflikt që të “ndalojnë këtë lojë”.
Mijëra refugjatë dhe emigrantë të tjerë po mundohen të hyjnë në BE pasi Turqia deklaroi më parë se kufijtë e Europës që më parë mbikëqyreshin nga ata, janë tashmë të hapura.
Nga ana tjetër, BE-ja i ofroi Greqisë një paketë mbështetjeje prej 700 milionë eurosh, për t’i ardhur në ndihmë vendit që të përballojë presionin e emigrantëve në kufijtë e tij shumë prej të cilëve vijnë nga Siria dhe po përpiqen të hyjnë në Europë.
Përshkallëzimi i dhunës në Idlib të Sirisë, ka dërguar një numër të madh refugjatësh në portat e Turqisë, e cila aktualisht po strehon 4 milionë sirianë.
We had today an open discussion with EU Foreign Ministers at our informal meeting #Gymnich on #Russia and #Turkey – our two important neighbours, which are unavoidably part of our security and part of our most important concerns.https://t.co/RMUITZkB9q pic.twitter.com/gvqMGtJnhp
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) March 5, 2020
Shefi i BE-së për Marrëdhëniet me Jashtë Josep Borrell foli përkrah homologut të tij kroat Gordan Grlić-Radman gjatë një komunikate për mediat, pas takimit të Këshillit të Punëve të Jashtme mbi Sirinë e cila u mbajt në Kroaci.
Borrell këmbënguli që kushti i parë është të ndalohet fluksi i njerëzve në kufi, të cilët mendojnë se kufiri është hapur, tha ai.
“Është çështje komunikimi, njerëzit duhet të dinë të vërtetën,” tha ai, “Le ta ndalojmë këtë lojë”.
Ai gjithashtu nënvizoi vështirësitë e mëdha për t’i dhënë ndihmë humanitare civilëve në Siri të cilët janë bllokuar në betejën midis forcave të presidentit Bashar al Assad dhe rebelëve të mbështetur nga Turqia.
Presidenti rus dhe homologu i tij turk firmosën një marrëveshje armëpushimi për Sirinë, por detajet se si do të ndihmohen civilët nuk janë bërë ende të qarta.
“Mund t’i imagjinoni vështirësitë për t’i dërguar ushqime, barna dhe strehim 1 milion njerëzve në mes të maleve, dimrit dhe luftës,” tha Borrell.
Më herët gjatë javës, presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen i tha kryeministrit grek gjatë vizitës së saj në kufi se “ky kufi nuk është vetëm i Greqisë, por gjithashtu i BE-së”.