Eksperti Drizan Shala foli në lidhje me zgjedhjet në Serbi dhe dërgimin e trupave shtesë te KFOR nga Gjermania.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se presidenti serb Aleksandër Vuçiç e ka në sy të keq Gjermaninë pasi pengon Serbinë që të avancojë.
Sipas tij, presidenti serb e ndjen veten të frikësuar.
“Gjermania ka marrë një rol të rëndësishëm strategjik sa i përket avancimit në shtete përkatëse të Ballkanit Perëndimor, qoftë në Bosnje qoftë në Kosovë duke e dhënë mbështetje në këto dy shtete që të avancojnë më tutje drejt integrimeve atlantike. Vuçiç e ka në sy të keq Gjermaninë përsa i përket pengimit që Serbia të avancojë më tutje. Me këtë mbështetje që po i jepet opozitës serbe, Vuçiç e ndjen veten të frikësuar. Protestat e paralajmëruara nga studentët do i ngjasojnë protestave të Ukrainës”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Anastas Janullatos, mesazh urimi për Krishtlindje
- Emërohet drejtori i ri i burgut të sigurisë së lartë në Peqin