Vijojnë punimet restauruese në Kalanë e Lezhës. Lajmin e ka dhënë ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja.
Bëhet e ditur se ekipi i “EU4Culture” po punon për të stabilizuar pjesën veriore të murit të kështjellës, e cila ka pasur dëmtime të rënda.
Pas dekadash përkeqësimi dhe dëmtimeve të tjera nga tërmeti i vitit 2019, kjo ndërhyrje është shumë e rëndësishme për të parandaluar një shembje dhe për të ruajtur strukturën derisa të bëhet restaurimi i plotë.
Faza e parë e restaurimit ka filluar me gërmime dhe teste arkeologjike në zonën e ndërhyrjes.
Kalaja e Lezhës është një nga objektet më të rëndësishme të Trashëgimisë Kulturore dhe Historisë Shqiptare.
Kalaja qytetit antik të Lezhës rrethohet nga mure të periudhave të ndryshme që vijojnë nga antikiteti shek. IV p.k me emrin qyteti i lashtë I Lisit.
Ajo është djegur dhe rregulluar disa herë, ndërsa rindërtimet e saj të fundit të dokumentuara janë të vitit 1521.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kanosi me mesazheve efektivin, pranga 19-vjeçarit në Lezhë
- Siguria në plazhe| Bllokohen 35 mjete lundruese, gjobiten drejtuesit e mjeteve