English

Ndërprerje taktike e luftimeve, Izraeli njofton lejimin e ndihmave humanitare

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ushtria izraelite ka njoftuar një “ndërprerje taktike” të luftimeve në jug të Rripit të Gazës. Forcat Mbrojtëse të shtetit hebre kanë sqaruar se në këtë mënyrë do të lehtësojnë dorëzimin e ndihmave humanitare.

- Advertisement -

Sipas njoftimit, ndërprerja taktike do të zbatohet nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 19, deri në një urdhër të mëtejshëm dhe do të përfshijë një arterie të rëndësishme rrugore.

Gjithashtu, ushtria izraelite ka njoftuar se dy ushtarë të tjerë mbetën të vrarë të shtunën në luftimet në veri të Rripit të Gazës.

Ndërkohë, disa mijëra persona kanë organizuar një protestë në Tel Aviv për t’i kërkuar qeverisë Izraelite të bëjë më shumë për të liruar pengjet që mbahen ende nga Hamasi në Gaza.

Gjatë protestës, që ishte gjithashtu një mesazh kundër kryeministrit Benjamin Netanyahu, forcat e sigurisë arrestuan 12 persona.

Vox pop burrë:

“Unë nuk dua të jetoj në një botë të mbushur me vdekje. Nuk dua të jetoj në një vend me një qeveri që na çon të vendosemi në kufi, që përfshihet në luftë dhe që na braktis”.

Një nga synimet e fushatës ushtarake izraelite ishte të lironte pengjet, por në 8 muaj vetëm 7 prej tyre janë liruar. Izraeli vlerëson se rreth 80 të tjerë vazhdojnë të mbahen nga Hamasi bashkë me trupat e 40 të tjerëve, të vrarë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?