English

Ndërpritet gjyqi për Sali Berishën, shkak kërkesa e ish-kryeministrit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Seanca gjyqësore në ngarkim të ish-kryeministrit Sali Berisha është shtyrë sërish për në orën 15:00. Shkak për shtyrjen është bërë kërkesa e avokatëve të Berishës, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.

- Advertisement -

Gjithashtu bëhet me dije se seanca u shty dhe për t’i dhënë më shumë kohë avokatëve, Rabie Cenalia dhe Jalldiz Kastrati, të caktuar kryesisht nga gjykata, për t’u  njohur me aktet.

Kujtojmë se pas largimit të dy avokatëve të Berishës nga gjyqi të martën, gjykata vendosi të caktonte dy avokatë kryesisht.

Fillimisht Gjykata e Posaçme caktoi avokatin Artan Simoni, ndërkohë që pak orë më vonë ai u hoq për shkak të qëndrimeve kundër ish-kryeministrit Berisha në rrjete sociale.

Avokatët Genc Gjokutauj dhe Sokol Mëngjesi braktisën seancën e të martës nën argumentat se gjykata shkeli kushtetutën dhe ligjin. Sipas Gjokutaj, GJKKO rrëzoi paligjshmërisht kërkesën e tyre për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të shqyrtimit të masës së sigurisë pa kaluar nga parlamenti.

NJOFTIMI I GJKKO

  • Në datën 26.10.2023, ora 10.30, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u çel seanca gjyqësore për vijimin e shqyrtimit të kërkesës së paraqitur nga Prokuroria e Posaçme, me objekt marrjen në pyetje të shtetasit nën hetim Sali Berisha.
  • Gjykata pasi verifikoi praninë e palëve, konstatoi se nuk ishte paraqitur personalisht i hetuari Sali Berisha dhe se ishin paraqitur 2 mbrojtësit e thirrur për caktim kryesisht nga gjykata, av.Jalldiz Kastrati dhe av.Rabije Cenalia. Nga ana e gjykatës, iu la kohë mbrojtësve për tu njohur me aktet e procedimit penal të fazës së hetimit paraprak, të përcjella nga ana e Prokurorisë së Posaçme dhe për këtë arsye ndërpreu shqyrtimin gjyqësor, për të rifilluar diten e sotme, në orën 15.00.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?