English

Ndërron jetë gazetari i njohur amerikan që u mbajt 7 vjet peng në Liban

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gazetari amerikan Terry Anderson, i cili u mbajt peng për gati shtatë vjet në Liban gjatë luftës civile në vend, ka vdekur në moshën 76-vjeçare. Anderson vdiq dje në Nju Jork në shtëpinë e tij.

- Advertisement -

Ai ishte korrespondenti kryesor i AP për Lindjen e Mesme kur u rrëmbye nga militantët islamikë gjatë krizës së pengjeve libaneze në vitin 1985, raporton BBC.

“Atij nuk i pëlqente kurrë të quhej hero, por të gjithë vazhduan ta thërrisnin kështu. Edhe pse jeta e babait tim u karakterizua nga vuajtje ekstreme gjatë robërisë, ai gjeti paqen në vitet e fundit”, tha vajza e tij Sullom Anderson.

Ajo shtoi se Terry Anderson do të preferonte të kujtohej për punën e tij humanitare me Fondin e Fëmijëve të Vietnamit, Komitetin për Mbrojtjen e Gazetarëve dhe ndihmën për veteranët e pastrehë të luftës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?