English

Ndërron jetë golashënuesi legjendar i Seria A, fituesi i Champions-it me Milanin

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ka ndërruar jetë në moshën 90-vjeçare futbollisti suedez Kurt Hamrin. Karriera e tij futbollistike njihet për paraqitjet e shkëlqyera për kombëtaren gjatë viteve 50-60, si dhe për performancat me fanellat e Fiorentinës dhe Milanit.

- Advertisement -

I lindur në Stokholm në vitin 1934, anësori e filloi karrierën e tij profesionale tek AIK përpara se të tërhiqte vëmendjen e Juventusit.

Ndonëse nuk qëndroi gjatë në radhët e “Zonjës së Vjetër”, rruga e çoi në Padova, e më pas në Firence, ku la gjurmë të pashlyeshme.

Gjatë qëndrimit të tij dhjetëvjeçar në klubin e Firences, Hamrin luajti mbi 300 ndeshje në gara të ndryshme, duke shënuar 208 gola.

Me këtë arritje ai u bë rekordmeni i Fiorentinës dhe u tejkalua as nga Gabriel Batistuta, i cili mbeti pas me 207 gola të shënuar.

Në periudhën nga viti 1958 deri në vitin 1967, Kurt Hamrin arriti sukses mbresëlënës duke fituar dy herë Kupën e Italisë dhe një herë Kupën e Kupave.

Ai luajti për klube të njohura si Milan, Napoli dhe IFK Stockholm.

Me AC Milan, ai triumfoi në Ligën e Kampionëve, por fitoi një tjetër Kupë të Kupave dhe Serinë A.

Hamrin gjithashtu kontribuoi në kombëtaren suedeze, duke luajtur 32 ndeshje dhe duke shënuar 17 gola.

Momenti më i paharrueshëm i tij ishte në vitin 1958 kur ai u bë nënkampion i botës me fanellën kombëtare.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?