English

Ndërron jetë një 62-vjeçare, Ministria e Shëndetësisë: Jo viktimë e COVID-19

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një 62-vjeçare ka ndërruar jetë në Spitalin Infektiv gjatë ditës së sotme. Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se, nuk bëhet fjalë për paciente me COVID-19. E ndjera është transportuar nga Spitali i Shkodrës në gjendje të rëndë pasi vuante nga disa sëmundje. Por, gjithashtu ishte e prekur dhe nga coronavirus, pa simptoma.

- Advertisement -

“Gjatë ditës së ndërruar jetë në spitalin infektiv një 62-vjeçare si pasojë e një sëmundje të rëndë kronike të pankreasit, me vdekshmëri shumë të lartë: pankreatiti nekrotizant. 62-vjeçarja që vuante edhe nga kanceri dhe astma bronkiale, është sjellë ditën e djeshme në gjendje të rëndë nga spitali i Shkodrës, ku rezultoi bartëse e COVID19, por pa shenja klinike të sëmundjes. Referuar shërbimit infektiv, 62-vjeçarja nuk ka ndërruar jetë si pasojë e COVID19, pasi ishte asimptomatike për këtë sëmundje, por si pasojë e sëmundjes së rëndë të pankreasit”, bëhet e ditur nga ministria.

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?