English

Ndërron jetë regjisori i njohur Vladimir Prifti

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Regjisori i njohur Vladimir Prifti ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare. Lajmin e ka dhënë regjisori Mevlan Shanaj përmes një postimi në faqen e vet në Facebook.

- Advertisement -

“Lamtumirë VLADIMIR PRIFTI ! Sapo më lajmëruan për ikjen e regjisorit të filmave: Udha e shkronjave, Dhe vjen një ditë, Flutura në kabinën time, Kush vdes në këmbë, Era e ngrohtë e thellësive etj! Sot ekranit shqiptar i ka ikur , regjisori i shquar , njeriu me humor dhe me pasion për artin! Ngushëllime familjes! Kur folëm herën e fundit ishe optimist o Ladi! E lamë që së shpejti të shiheshim te kafja si çdo ditë! Lamtumirë! Filmat e tu janë një pasuri kombëtare! Emri yt do mbetet i përjetshëm për mes veprës tënde!” shkruan Shanaj.

Ministrja e Kulturës Elva Margariti përmes një mesazhi ngushëllimi në rrjetet sociale e cilëson regjisorin, një shkollë për filmin shqiptar.

“Sot kinematografia shqiptare humbi një tjetër emër të madh! Regjisori i filmave të paharrueshëm “Udha e shkronjave”, “Kush vdes në këmbë”, “Flutura në kabinën time” e shumë të tjerëve, Vladimir Prifti iu shtua tempullit të përjetësisë! Regjisor i analizës psikologjike, i gdhendjes së karaktereve, që iu largua klisheve të kohës, Prifti ka lënë pas një shkollë për filmin shqiptar. U prehsh në paqe mjeshtër!” shkruan ministrja Margariti.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?