English

Ndërtimet rrisin të ardhurat, 73 mln euro nga taksat vetëm në 3 muaj

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ndërtimi mbetet burimi kryesor i të ardhurave për bashkitë në vend. Vetëm në 3 muaj të vitit 2022 ato kanë vjelë 73 milionë euro, ose 54% më shumë se vitin e kaluar.

- Advertisement -

Taksat e ndërtimit rritën të ardhurat me 8.6 mld lekë në 3 muajt e parë të vitit 2022, duke u bërë burimi kryesor i financave për bashkitë e vendit. Në raport me vitin e kaluar, rritja është 54%.

Perfomanca pozitive në taksat vendore udhëhiqet nga rritja e të ardhurave nga taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja ndjekur nga taksa mbi pasuritë e paluajtshme. Së bashku, këto dy taksa përfaqësojnë rreth 93% të të ardhurave totale nga taksat vendore për periudhën në fjalë.

Të ardhurat nga taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja shënuan një nivel prej rreth 4.4 miliardë lekë apo 37 milionë euro, në rritje me rreth 96%.

Vetëm në Tiranë, kjo taksë zë 80% të volumit, ndërsa në 60 bashkitë e tjera, shuma e mbledhur është 7 mln euro.

INSTAT raporton se në periudhën në fjalë, numri i lejeve të ndërtimit për tremujorin e parë të 2022 është rritur me 60%

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×