Fshati Shënavlash është lidhur me rrjet të ri kanalizimesh të ujërave të ndotura dhe bëhet fshati i parë që tashmë i dërgon këto ujëra drejt impantit të trajtimit që gjendet në këtë zonë.
Investimi me fonde të buxhetit të shtetit ka përfundar pak kohë më parë dhe së fundmi është kryer dhe kolaudimi.
Projekti në fjalë u prezantua në kuadër të projekteve për 100 fshatrat turistikë dhe ka një rëndësi të dyfishtë, pasi në këtë fshat nuk ka pasur fare rrjet kanalizimesh të ujërave të zeza.
Firma zbatuese e punimeve ka ndërtuar rrjetin kryesor të kanalizimeve, rrjetin sekondar dhe terciar, me gjatësi totale prej15.3 km.
Gjithashtu janë ndërtuar edhe 420 puseta kontrolle si dhe 6200 pika lidhje në të gjithë zonën ku është zbatuar projekti.
Pas këtij investimi, brenda ketij viti do të fillojë edhe ndërhyrja për rehabilitimin e ujësjellësit të fshatit me synim që ai të furnizohet 24 orë me ujë të pijshëm.
LEXONI GJITHASHTU:
- Qëlluan me armë drejt 36-vjeçarit, në pranga i riu në Vlorë, në kërkim një tjetër
- Begaj uron shqiptarët: Dita e Verës burim ripërtëritjeje për të gjithë