Roma ka pësuar humbjen e 3-të në kampionat, ndërsa kundërshtari i radhës ishte Genoa. Verdhekuqtë pësuan një humbje me rezultat të thellë në transfertë, edhe pse arriti të qarkullonte më tepër topin e madje të krijonte raste. Gudmundson zhbllokoi rezultatin dhe kaloi në avantazh Genoan, ndërsa Cristante solli barazpeshën e përkohshme, me Reteguin që i dërgoi skuadrat në dhomat e zhveshjes me rezultatin 2-1.
Në fraksionin e dytë Thorsby dhe Messiar vulosën fitoren 4-1 të Genoas, ndërsa Roma zhytet në vendin e 16-të në Serinë A, 2 pozicione larg zonës së ftohtë. Dy përballjet e tjera, Frosinone-Fiorentina dhe Monza-Bologna u mbyllën në barazim.
Në Spanjë Atletiko e Madridit ka marrë një tjetër fitore, këtë herë ndaj Osasunës në transfertë. El Colchoneros triumfuan 0-2 me golat e shënuar nga Griezmann dhe Riquelme. Aktualisht renditen në vendin e pestë në kuotën e 13 pikëve, ndërsa në krye të tabelës qëndron Girona. Përballja mes Celta Vigo dhe Alaves u mbyll në shifrat 1-1, teksa po me të njëjtin rezultat u mbyll dhe ndeshja tjetër Granada-Betis. Lajmi i keq është dëmtimi i Myrto Uzunit, i cili braktisi fushën në minutën e 38’ të pjesës së parë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Girona e pamposhtur në Spanjë, merr kryesimin e kampionatit
- Grabitet shtëpia e Ramos, hajdutët marrin ora luksoze dhe sende me vlerë
- Mori 300 mijë paund në shtëpinë e Sterling, autori dyshohet se fshihet në Shqipëri