Social demokratët gjermanë kanë fituar shumicën e votave në qytetin verior të Hamburgut, ndërsa konservatorët e Angela Merkelit dolën të tretët në testin e parë zgjedhor, që pasi “e mbrojtura” e saj vendosi të heqë dorë nga roli kryesor.
Ky është rezultati më i keq që ka marrë ndonjëherë CDU-ja e Angela Merkelit në Hamburg, me vetëm 11.2% të votave.
Zgjedhjet e së dielës erdhën pas vendimit të Annegret Kramp-Karrenbauer për t’u tërhequr nga roli i drejtueses së partisë.
Lëvizja erdhi pasi dega lindore e partisë hyri në zgjedhje bashkë me AfD-në, kundër dëshirës së saj, duke prishur kështu premtimin që ishte marrë me konsensus për të mos bashkëpunuar me ekstremin e djathtë.
AfD-ja sapo ka hyrë në parlamentin e Hamburgut, duke humbur kështu trendin rritës.
Votimet u zhvilluan gjithashtu pak ditë pasi një ekstremist racist vrau 11 veta në qytetin Hanau të Gjermanisë.
Sondazhet në një gazetë gjermane tregonin se 60% e votuesve besonin se partia ishte pjesërisht përgjegjëse për dhunën e ekstremit të djathtë në vend.
Fituesit e vërtetë të kësaj gare ishin të gjelbrit, të cilët pothuajse i dyfishuan votat.