Pas paketës së parë të ndihmës financiare që kishte në fokus biznesin e vogël, sot në mbrëmje Kryeministri, Edi Rama do të paraqesë paketën e dytë për COVID-19. Z. Rama ka shkuar në Facebook se detajet e “paketës së zgjeruar” do t’i bëjë të ditura rreth orës 19:00.
Në këtë paketë priten të përfshihen ato biznese që nuk janë mbyllur nga masat e qeverisë për parandalimin e coronavirus, por që nuk kanë pasur xhiro. Gjithashtu është paralajmëruar se, pjesë e kësaj pakete pritet të jenë dhe punonjësit e bizneseve me xhiro mbi 14 milionë lekë, por nuk dihet nëse do të përfshihet vetëm biznesi i mesëm apo edhe ai i madh.
Në paketën e parë për muajin mars, qeveria ka shpërndarë pagë minimale për punonjësit e biznesit të vogël dhe për të vetëpunësuarit. Pjesë e ndihmës u përfshinë dhe punonjës të padeklaruar për rastet e bizneseve familjare.
Por, me qindra dhe mijëra personave u është refuzuar aplikim për shkak se pavarësisht se nuk kanë mundur dot të shkojnë në punë nga masat kufizuese, rezultojnë të punësuar në biznesin e madh. Qeveria ka ofruar garanci sovrane prej 100 milionë euro, në mënyrë që biznesi i madh të ketë lehtësira për të marrë kredi për të paguar punonjësit.