English

Ndihma nga ajri për Gazën, avionë nga vendet arabe dhe Franca hedhin ushqime

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Avionë të shumtë kanë hedhur kuti me ndihma në Rafah dhe Khan Junis, ku disa qindra palestinezë u mblodhën për të përfituar nga asistenca që binte nga qielli në Rripin e Gazës.

- Advertisement -

Egjipti, Jordania, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari dhe Franca hodhën tonelata ndihma, që normalisht do të kishin kaluar përmes kufirit të Rafahut me Egjiptin.

Shpërndarja është bërë nga organizatat sociale që përpiqen të ndihmojnë disa qindra familje të zhvendosura nga veriu i Gazës.

Një muaj më parë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë kërkoi që Izraeli të merrte hapat e duhur për të përmirësuar situatën humanitare në Gaza. Por sipas disa agjencive, përfshirë UNICEF, Kryqin e Kuq dhe Oksfam, situata vetëm është përkeqësuar.

Edhe sesioni i fundit i Këshillit të Sigurimit të OKB-së u fokusua tek situata humanitare në Gaza. Gjatë diskutimeve, dy grupe për të drejtat e njeriut akuzuan Izraelin se bllokon ndihmat pavarësisht vendimit të gjykatës. Amnesty International thotë se numri i kamionëve me ndihma ka rënë me një të tretat.

Teksa puna vazhdon në përpjekje për arritjen e një armëpushimi, ushtria izraelite thotë se trupat e saj vepruan javën e kaluar në zonën e Zeitunit, në Qytetin e Gazës, në veri të Rripit. Shteti hebre nënvizoi se ushtria ishte përballur me terroristë të shumtë.

Ndërkohë, si Hamasi edhe Izraeli i kanë hedhur ujë të ftohtë shpresave të presidentit amerikan Joe Biden për një armëpushim brenda së hënës së ardhshme.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?