English

Ndihmë për Luginën e Preshevës, Basha i kërkon qeverisë t’i ofrojë asistencë shëndetësore

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përmes një statusi në “Twitter” i ka kërkuar qeverisë që në këtë situatë të vështirë të ofrojë asistencë shëndetësore për shqiptarët e Luginës së Preshevës, e cilia po përballet me pasojat e COVID 19.
 

“Për situatën e veçantë ku ndodhen, i bëj thirrje qeverisë të ofrojë asistencë shëndetësore përmes personelit mjekësor. Ndihma për vëllezërit dhe motrat tona atje është detyrim kombëtar dhe kushtetues” – shkruan Basha.

- Advertisement -

Dy ditë më parë në një intervistë për Euronews Albania, nënkryetari i komunësPreshevës, Armend Aliu u bëri thirrje Shqipërisë dhe Kosovës t’i ndihmojnëkëto ditë të vështira, ndërsa theksoi se nuk kanë marrë asnjë mbështetje nga Serbia.

“Ne që jetojmë në kufi na është dashur ta ruajmë identitetin tonë më me fanatizëm. Vëllezërit e mi nuk ma lejojnë të kërkoj mëshirë dhe të ankohem, por thjesht si përkujtues për Kosovën dhe Shqipërinë se ne e meritojmë një vëmendje pak më të madhe. Ky do të ishte mesazh pozitiv për shqiptarët nëse ajo vëmendja do të materializohet. Nuk po flas për ndihma me artikuj ushqimorë, por ndoshta me burime njerëzore ndoshta në ngritjen e vetëdijes shëndetësore”, tha ai.

Lexoni gjithashtu:

Të vetëm përballë COVID-19, nënkryetari i komunës së Preshevës: Shqipëria dhe Kosova nuk na kanë ndihmuar

 

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?