English

Ndotja e ajrit në Serbi, qytetarët dalin në protestë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Me qindra protestues mbushën rrugët e Beogradit për t’i kërkuar qeverisë serbe të miratojë masa për “mbrojtjen e popullatës” nga smogu dhe ndotja që ka prekur vendin.

- Advertisement -

Shumë prej protestuesve mbushën qendrën e kryeqytetit duke mbajtur të veshura maska kirurgjikale. Qytetet serbe së bashku me vendet fqinje sikurse Bosnje dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut janë mbuluar nga një smog i dendur mbi nivelet normale ç’ka shihet zakonisht në disa nga qytetet më të ndotura në botë si NeëDelhi, Kalkuta, Lahore dhe Pekin.

“Jemi të indinjuar me mënyrën se si qeveria po e menaxhon këtë problem”, u shpreh një nga organizatorët e protestës.

Sipas ekspertëve Serbia përdor sasi të mëdha të qymyrit për prodhimin e energjisë, dhe ky është një nga shkaqet kryesorë të ndotjes së ajrit.

Shumë kritikë sulmuan një deklaratë të qeverisë – e cila u kërkoi kopshteve dhe shkollave fillore të monitorojnë situatën dhe sipas gjykimeve edhe të mbyllen.

Presidenti Aleksandar Vuçiç u zotua se qeveria do të marrë masa afatgjata për të reduktuar ndotjen, por tha se efektet nuk do të ndjehen për gjashtë ose shtatë vite.

Aleanca Globale për Shëndetin dhe Ndotjen, një mbikëqyrës ndërkombëtar, e renditi Serbinë si vendin e nëntë më të ndotur në botë, më mirë sesa Nr 8, Somali, por më keq se India e rangut të 10-të.

Shkupi në Maqedoninë e Veriut; Sarajeva dhe Tuzla në Bosnje Podgorica në Mal të Zi janë goditur gjithashtu nga një valë e niveleve të larta të ndotjes së ajrit.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?