English

Ndryshimet klimatike do t’i bëjnë ciklonet më të shpeshta deri në vitin 2050

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu do t’i bëjnë ciklonet e forta tropikale dy herë më të shpeshta deri në vitin 2050, duke vënë në rrezik pjesë të mëdha të botës, sipas një studimi të ri të botuar në Science Advances.

- Advertisement -

Studimi gjithashtu parashikon që shpejtësia maksimale e erës që lidhet me këto ciklone mund të rritet rreth 20%, shkruan Phys Org.

Pavarësisht se sjellin shkatërrime, ciklonet tropikale janë relativisht të rrallë. Në një vit të caktuar, vetëm rreth 80-100 ciklone tropikale formohen globalisht, shumica e të cilëve nuk arrijnë kurrë në tokë.

Për më tepër, të dhënat e sakta historike globale janë të pakta, duke e bërë të vështirë parashikimin se ku do të ndodhin dhe çfarë veprimesh duhet të ndërmarrin qeveritë për t’u përgatitur.

Megjithatë, ky studim i fundit mund të ndihmojë qeveritë dhe organizatat të vlerësojnë më mirë rrezikun nga ciklonet tropikale.

LEXONI GJITHASHTU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?