English

Ndryshimet në ligjin e sportit, Ministria propozon pika për rishqyrtim

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka propozuar disa ndryshime në ligjin numër 79/2017 për sportin. Fokusi kryesor i këtyre ndryshimeve ka të bëjë me dhunën në sport.

- Advertisement -

Në relacionin e Ministrisë që tashmë disponohet nga Euronews Albania janë disa pika, të cilat janë propozuar që të ndryshohen dhe të shtohen.

Veç ndëshkimeve për dhunën një tjetër pikë që përmedet në ndryshimet në ligjin për sportit është karta e tifozit, e cila duhet të jetë një marrëveshje e detyrueshme kontraktuale midis tifozëve dhe organizatës sportive/klubit.

Vend në ndryshimet e propozuara nga Ministria zënë edhe përjashtimi nga detyrimet doganore dhe tatimi mbi vlerën e shtuar për agjencitë e shërbimit të sportit, ndërsa të ardhurat nga të drejtat televizive propozohet që të shkojnë në masën 100% për organizatorët e veprimtarive sportive.

Në propozimin e ministrisë së Arsimit nuk preket formula e financimit që duhet theksuar që është një problem në sportit shqiptar pasi në jo pak raste ka pasur ankesa.

Duhet theksuar se drafti nuk është përfundimtar pasi është akoma në proces konsultimi me palët.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?