English

Ndryshimet në ‘Urdhrin e Mjekut’, Koçiu: Do hapet rregjistri elektronik për mjekët

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu tha se qeveria ka miratuar disa ndryshime sa i takon urdhrit të mjekut. Ajo tha se mjekët e sektorit publik duhet të tregojnë nëse punojnë edhe në privat.

- Advertisement -

Gjithashtu ajo tha se do të krijohet një regjistër elektronik publik që do të garantojë më shumë transparencë për të gjithë profesionistët e shëndetësisë.

Një tjetër ndryshim në Urdhrin e Mjekut do të jetë edhe vendosja e një “travani” për orët e punës, si dhe drejtuesit institucioneve publike shëndetësore nuk mund të drejtojnë klinika private.

“Ndryshimet që kemi propozuar dhe që u miraton sot në vendimin më të fundit të qeverisë, sa i takon urdhrit të mjekut, konsistojnë në bërjen publike të informacionit për të gjithë profesionistët e shëndetësisë që punojnë në struktura publike, sa i takon angazhimeve të tyre dhe private.

Ndryshim tjetër i rëndësishëm është edhe miratimi i një regjistri elektronik publik i cili do të garantojë edhe më shumë transparencë për këdo profesionist të shëndetësisë që punon në strukturat publike shëndetësore, lidhur me punësimin e tij dhe privatisht. Nga ana tjetër kemi vendosur edhe një tavan të orëve të punës, që një mjek të mund të punojë edhe privatisht. Gjithashtu kemi caktuar edhe masat disiplinore”,-tha ministrja.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?