English

Ndryshimi i sistemit zgjedhor, Alfred Peza: PS-ja e hapur për këtë çështje

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Mazhoranca dhe opozita e bashkuar kanë lënë mënjanë “luftën” në distancë dhe akuzat e ndërsjella, ndërsa kanë zgjedhur të ulen në tryezë për të diskutuar mbi miratimin e Reformës Zgjedhore.  

- Advertisement -

Për këtë hap pozitiv, politika shqiptare është përgëzuar nga faktori ndërkombëtar, i cili e ka cilësuar këtë si një hap madhor për tejkalimin e krizës politike, krizë kjo e cila vijon prej kohësh në vendin tonë. I ftuar në “Euronews Albania”, sekretari i Partisë Socialiste për mediat, Alfred Peza tha se mazhoranca është e hapur të dëgjojë çdo propozim relevant, që do të vijë nga ana e opozitës.

“PS që në vitin 2018 ka qenë aq e hapur sa kryetari i saj z.Edi Rama deklaroi: Që ne i vendosim  opozitës një fletë të bardhe dhe ajo ta shkruajë si të dojë reformën elektorale, mjafton që të jetë brenda atyre kërkesave dhe normave ndërkombëtare të përcaktuar edhe nga raportet  e OSBE-ODIHR.

Në këtë kontekst, vazhdojmë t’i mbetemi këtij qëndrimi dhe jemi të hapur si mazhorancë, që opozita të ofrojë të gjitha opsionet që ka, dhe ka një vullnet maksimal politik për t’i marrë  parasysh të gjithë propozimet racionale që ajo do të bëjë”-tha z. Peza.

I pyetur për qëndrimin e PS mbi ndryshimin e sistemit zgjedhor, ish-deputeti Alfred Peza u shpreh: “Qëndrimi ka qenë konstant. Për aq koha sa deri në këtë momente nuk është diskutuar  një palët në lidhje specifikash me sistemin, por ka qenë me tepër një debat mediat ik dhe publik dhe një  debat përtej tryezës politike të mazhorancës dhe opozitës të këtyre ditëve, por PS është e hapur edhe për këtë çështje, pasi opsionet që janë thënë deri  tani kanë qenë nga më të ndryshmet.

Nuk ka një opsion final rreth të cilit mund të vërtiten të gjitha qëndrimet, kështu që unë gjykoj që do të jetë pjesë e procesit dhe e vendimmarrjes në vijimësi”-tha ai.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?