Nga data 1 janar 2025, sigurimi i makinës nuk kushton njëlloj për të gjithë. Drejtuesit do të paguajnë këtë vit, çmim të diferencuar, i cili përcaktohet nga disa faktorë.
Mosha e mjetit, fuqia motorike, qarku ku është regjistruar makina, lloji i makinës (elektrike apo me lëndë djegëse), mosha e zotëruesit të mjetit, përvoja në timon dhe historiku i aksidenteve janë regjistruar në sistemin që përcakton çmimin vjetor.
Po ashtu, edhe sjellja në rrugë ndikon në çmim, ku ata që kanë bërë aksident do të paguajnë më shumë.
Vitet e fundit, një policë sigurimi ka kushtuar 16 mijë deri në 18 mijë lekë, por këto pagesa fikse nuk kanë qenë efikase për tregun, edhe pse sigurimi i makinës është i detyrueshëm.
Vetëm vitin e kaluar, kompanitë mblodhën 140 mln euro nga sigurimi motorik, ndërsa paguan për dëmet e makinave 50 mln euro.
Rregullat e reja janë caktuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, si pjesë e një projekti të diskutuar disa vite më parë, por kompanitë e sigurimeve nuk ishin gati ta zbatonin.
LEXONI GJITHASHTU:
- Impakti i lartësisë në makinat e Formula 1
- Sa do të rritet siguracioni për makinat vitin e ardhshëm? Gazetari zbulon shifrat