Më 29 Mars ora do të lëvizë përpara me një orë. Kjo do të thotë një orë më pak gjumë në mëngjes dhe një orë më tepër aktivitet gjatë ditës.
Ky ndryshim që do të zbatohet për herë të fundit, është bërë për t’u mundësuar të gjithë njerëzve të shijojnë më shumë ditën dhe rrezet e diellit.
Praktika e ndërrimit të orëve u prezantua për herë të parë në Luftën e Parë Botërore dhe u rivendos sërish në praktikë gjatë krizës së naftës në vitet 1970, duke synuar kursimin e energjisë duke shfrytëzuar dritën e ditës në verë.
Ndryshimi i orës në Evropë u vendos si ligj në vitin 1981 dhe është rinovuar çdo katër vjet.
Kjo është hera e fundit që ora do të ndryshojë, pasi në mars të vitit 2019, Parlamenti Evropian votoi me 410 vota për përfundimin e kësaj praktike.