English

Ndryshon situata, tani ka më shumë të infektuar jashtë Kinës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Numri i të infektuarve me coronavirus tani është më i lartë jashtë Kinës sesa brenda.

- Advertisement -

88 mijë raste me COVID-19 janë identifikuar në të gjithë botën, ndërkohë që në Kinë janë 81.000.

Edhe numri i të vdekurve është shtuar nëpër botë, me Italinë që regjistroi 368 vdekje brenda 24 orëve, duke e çuar totalin në 1809.

Në Spanjë, numri i të vdekurve ka arritur në 292. Europa perëndimore i ka kufizuar veprimtaritë si dhe ka mbyllur shkollat. Veç Italisë, Spanja dhe Franca priten që gjithashtu të nisin izolimin e plotë.

Gjermania, ndërkohë, ka mbyllur vetëm pjesërisht kufijtë me Francën, Zvicrën, Austrinë, Luksemburgun dhe Danimarkën.

Në SHBA janë bërë katër shtetet që kanë vendosur të mbyllin lokalet dhe restorantet për shkak të virusit.

Portugalia dhe Spanja kanë rënë dakord që ta ndalojnë turizmin në 1200 kilometrat që ndajnë në kufi.

Serbia ka shpallur emergjencën kombëtare dhe ka njoftuar të huajt që do të mbahen në karantinë, po të futen në vendin e tyre.

Mali i Zi ka ndaluar hyrjen e të huajve në vend dhe ka mbyllur kafenetë, restorantet, qendrat tregtare, palestrat dhe këndet e lojërave për fëmijë.

Në Greqi, numri i të infektuarve ka shkuar në 331, 103 raste të identifikuara prenda një dite.

Në Mbretërinë e Bashkuar, numri i të vdekurve ka shkuar 35.

Vatkani po i vazhdon ceremonitë, por pa praninë e publikut.

Polonia ka rikthyer kontrollet në kufijtë me Gjermaninë, Çekinë, Lituaninë dhe Sllovakinë.

Bosnja ka detyruar udhëtarët që vijnë nga jashtë vendit të rrinë për 14 ditë në karantinë.

Franca ka mbyllur të gjitha lokalet e restorantet.

Danimarka ka njoftuar vdekjen e parë nga virusi.

Rumania ka shpallur gjendjen e emergjencës këtë të hënë.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?