English

NË FOTO: 8 Marsi, protestë për të drejtat e grave

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Me dhjetëra gra dhe vajza kanë protestuar sot në Tiranë për barazi gjinore. Marshimi me rastin e 8 Marsit, Ditës Botërore të Grave, kulmoi me një protestë para Drejtorisë së Policisë.

- Advertisement -

Protestuesit, ku nuk munguan as burrat, lëshuan dhe akuza ndaj policisë, që sipas tyre nuk po bën aq sa duhet për të parandaluar krimet në familje.

Protesta më pas u zhvendos drejt Kryeministrisë, ku me pankarta në duar pjesëmarrësit kërkuan t’u garantohet më shumë mbrojtje grave që bien pre e abuzimeve dhe dhunës.

Ky 8 mars i gjen gratë në Shqipëri të cenuara fizikisht dhe jo vetëm. Viti 2020, hyri i përgjakur në disa familje shqiptare, ku vetëm në muajt e parë të këtij viti 4 gra u vranë, ndërkohë që sipas Ministrisë së Brendshme vitin e kaluar 12 gra e vajza kanë humbur jetën si pasojë e dhunës në familje.

Keqtrajtimet ndaj grave dhe vajzave në Shqipëri vijojnë të kenë përmasa shqetësuese. Sipas raportit më të fundit të INSTAT 1 në 2 gra në Shqipëri kanë përjetuar një formë të dhunës. Si pasojë e keqtrajtimeve në rrethin gjyqësor Tiranë nga bashkëshortët në vitin 2019 janë kërkuar 953 urdhër mbrojtje, nga të cilat vetëm gjysmat janë pranuar.

Gjendur përballë këtyre të dhënave, dhuna ndaj grave dhe vajzave vijon ende të jetë një plagë e cila rrjedh ç’do ditë në shumë familje shqiptare, shpesh duke rezultuar edhe fatale.

Këto janë disa nga çastet kulmore të marshimit kapur nga fotoreporterja Loreta Cuka për Euronews Albania. 

  

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?