English

NË FOTO: Mijëra qytetarë i bashkohen tubimit të thirrur nga presidenti Ilir Meta

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Disa mijëra qytetarë u mblodhën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë të hënën, duke iu përgjigjur thirrjes së presidentit Ilir Meta për t’i dalë në mbrojtje Kushtetutës, të cilën presidenti thotë se qeveria e ka shkelur në mënyrë mafioze në një seri veprimesh joligjore.

- Advertisement -

Presidenti, Ilir Meta në fjalën e mbajtur para të pranishmëve në tubim, tha se kur institucione bien, ngrohet populli. Z. Meta akuzoi mazhorancën qeverisëse, oligarkët por dhe ndërkombëtarët, se po rëndojnë mbi taksat e qytetarëve si dhe po shkatërrojnë sovranitetin e Shqipërisë.

Meta firmosi para njerëzve të shumtë të mbledhur në tubimin e thirrur prej tij, dekretin kundër ligjit që i hiqte atij kompetencën e betimit të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, por paralajmëroi se shumë shpejt do të firmoste edhe dekretin për shpërndarjen e parlamentit.

Tubimit të organizuar përballë presidencës iu bashkuan edhe partitë opozitare jashtëparlamentare.

Këto janë disa nga çastet kulmore të tubimit kapur nga fotoreporterja Loreta Cuka për Euronews Albania. 

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?