English

Në garë për Shtëpinë e Bardhë, kush është Nikki Haley dhe lidhja e saj me Shqipërinë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut dhe ambasadorja e Kombeve të Bashkuara, Nikki Haley ka hyrë në garën për presidente të SHBA.

- Advertisement -

Emri i saj po lakohet shumë në ditët e fundit në mediet amerikane, si e vetmja që mund të përballojë garën me Donald Trump.

Shpesh gjatë garave elekorale lokale që Haley ka zhvilluar në Karolinën e Jugut, ajo është përmendur edhe për lidhjen me Shqipërinë.

Më ekzaktësisht është bashkëshorti i saj, Michael Haley është me prejardhje shqiptare. Një gjë të tillë 51-vjeçarja që tashmë do të garojë për të marrë drejtimin e SHBA-ve e ka konfirmuar më herët, duke theksuar lidhjen e fortë që ka me komunitetin e shqiptarëve në Amerikë.

“Jam këtu me burrin tim, gjyshi i të cilit erdhi në Amerikë nga Shqipëria. Ne kemi shumë gjëra të përbashkëta me kosovarët dhe gjithë komunitetin shqiptar”, kështu është shprehur Nikki Haley gjatë një aktiviteti në Nju Jork në dhjetor të vitit 2017

Haley njihet për qëndrimet e saj të forta në mbrojtje të komuniteteve minoritare në SHBA dhe nëse fiton zgjedhjet do të ishte presidentja e parë grua me origjinë indiane.

Ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut është kandidatja e parë që ka shpalosur ambicien e saj për tu përballur me emra me peshë në radhët e republikanëve si Guvernatori i Floridas Ron DeSantis, ish-zv.presidenti Mike Pence, ish-Sekretari i Shtetit Mike Pompeo dhe Senatori Tim Scott.

Fushata e Haley ka marrë inkurajim nga shumë sondazhe që tregojnë se në një fushatë me shumë kandidatë, Trump fiton më pak se 50 për qind të votave.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?