Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi deklaron se ngjarja e Gramshit po trajtohet me seriozitet nga institucionet.
Ministri sqaroi se në uzinën e Gramshit dhe në Poliçan bëhet vetëm procesi i demontimit të armëve. Ai sqaroi se në vendin tonë nuk kemi industri ushtarake.
“Duhet sqaruar që ka disa nivele klasifikimi të pronave apo bazave të ushtrisë. Padyshim ato që janë të klasifikuar është e pamundur të hyhet brenda tyre. Por, kemi shumë sajtë të tjera që janë të vizitueshme, por vizita duhet të bëhet me leje. Ky është rasti i 3 uzinave tona, të Gramshit, uzina e Mjekësit dhe ai i Poliçanit. Ne nuk kemi industri ushtrake. Në Gramsh sot nuk prodhohen më armë. Ka aktiviteti sporadik të demontimit të armëve të ndryshme, ku demontohen armë që sekuestrohen nga operacioni i policisë së shtetit. E njëjta gjë është edhe në Poliçan. Në Mjekës asgjësohen lëndë plasëse”, u shpreh ministri Peleshi.
LEXONI GJITHASHTU: