English

Në Itali vaksina e parë që do të luftojë coronavirus, dozat e para për teste klinike

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Vaksina e parë që do të luftojë cornavirus do të prodhohet në Pomezia, ku studiuesit janë duke bashkëpunuar me Institutin Jenner të universitetit Oksford për të prodhuar grupin e parë të vaksinës dhe të fillojnë një testim për të provuar të mposhtin virusin që po frikëson të gjithë botën.

- Advertisement -

Vaksina është aktualisht në prodhim në Klinikën Bioman të Universitetit të Oksfordit dhe së shpejti do të transferohet në laboratorët në Pomezia. 

Aty do të prodhohen mijëra doza të para të vaksinës që do të përdoren për testet klinike.

Në shumë vende të botës shkencëtarë, mjekë të shumtë janë duke punuar për të studiuar më shumë virusin e ri dhe për të gjetur mënyrën e duhur për ta luftuar sa më shpejt.

Studiuesit italianë shpjeguan se Kinezët në dhjetor izoluan virusin. Instituti Jenner i Universitetit të Oksfordit, me të cilin po bashkëpunohet, prodhoi vaksinën anti-mers që po testohet në Arabinë Saudite. 

Ata sintetizuan gjenin e proteinës spike që është në covid-19. Shpjeguar ndryshe kurora dhe proteina që transmeton infeksionin. 

Proteina Spike është pikërisht pjesa që sulmon sistemin imunitar të njeriut. Përveç kësaj, proteina e është ajo që, pasi kaloi në mutacion lejoi kalimin e virusit, me origjinë shtazore dhe tani është i transmetueshëm për njerëzit. Vetë virusi quhet SARS-CoV-2. 

Sëmundja që ajo shkakton quhet Coronavirus 2019, ose Covid 19. 

Sipërfaqja e virusit është e mbuluar me proteinën spike, që i japin Coronavirusit pamjen në formë kurorë. 

Nëse studiuesit mund të gjejnë një vaksinë që e mëson trupin e njeriut se si ta njohin Coronavirusin dhe ta shkatërrojnë atë, sëmundja do të shërohet në kohë.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?