English

Në kërkim nga policia spanjolle, arrestohet në Shënkoll narkotrafikanti

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një 28-vjeçar, i shpallur në kërkim nga autoritetet spanjolle për drogë, është arrestuar nga Policia e Shtetit. Uniformat blu bëjnë me dije se i riu nga Lezha, u arrestua në Shënkoll nga Forcat Operacionale, në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”.

- Advertisement -

Gjykata e Tarragonës, Spanjë, me vendimin e datës 28.05.2024, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës.

Interpol Tirana dhe Interpol Madrid po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e këtij shtetas drejt Spanjës për t’u përballur me drejtësinë aty.

“Në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit” dhe si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, gjatë operacionit policor të koduar “Operacionalja 8”, kapi në Shënkoll dhe arrestoi provizorisht, me qëllim ekstradimin në Spanjë, shtetasin shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar K. B., 28 vjeç, i lindur në fshatin Domgjon, Lezhë”, thuhet në njoftimin e policisë.

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?