English

Në kërkim prej tre javësh, merr fund arratia e 61-vjeçarit. Për çfarë akuzohet

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një 61-vjeçar i shpallur në kërkim që prej tre javësh është arrestuar në saj të operacionit policor të koduar “Peshtani”.

- Advertisement -

61-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi akuzohet se bashkëpunonte me djalin e tij, 37-vjeçar, tashmë të arrestuar për shitjen e lëndëve narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, të DVP Fier, si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme për kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kapën dhe vunë në pranga shtetasin D. M., 61 vjeç, banues në fshatin Peshtan Bregas.

Ky shtetas u shpall në kërkim 3 javë më parë, në kuadër të operacionit “Peshtani”, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me djalin e tij, shtetasin J.(E.) M., 37 vjeç (i arrestuar më datë 15.11.2024), për veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?