English

Në Kosovë nuk ka coronavirus; tri rastet e dyshuara rezultojnë negative

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Tri rastet e dyshuara me coronavirus ditën e sotme në Kosovë kanë rezultuar negative.

- Advertisement -

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK) gjatë ditës së sotme ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK për tri raste të dyshimta në coronavirus Covid-19.

“Pacientët u kontrolluan nga ekipi i infektologëve në Klinikën Infektive në QKUK dhe iu morën mostrat për testim laboratorik në virusin SARS-CoV-2 dhe Influenza A dhe B.

Ekipi i Laboratorit të Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK ka bërë testimin në virusin SARS CoV-2 dhe në influencë A dhe B me metodën rRT-PCR të të tre pacientëve.

Testet kanë rezultuar negative për të tri analizat, domethënë të tre pacientët nuk janë të infektuar me virusin SARS-CoV-2 as me Influencë A dhe B”, – thuhet në njoftimin e IKSHPK.

Në Klinikën Infektive në QKUK, sot u paraqitën 3 raste të dyshuara për coronavirus. Një shtetas jo kosovar, 69 vjeç i cili kishte qëndruar në Itali, dy shtetas të tjerë janë kosovarë, njëri 25 vjeç dhe tjetri 23 vjeç, të cilët kishin ardhur sot nga Italia.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?