English

Në prag të Ditës së Verës, nisin organizimet në Elbasan, aktivitete deri në 14 Mars

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kjo hare dhe buzëqeshje në fytyrat e fëmijëve në qytetin e Elbasanit lidhet me ardhjen e Ditës së Verës.

- Advertisement -

Kremtimet për festën tradicionale të qytetit kanë nisur, edhe pse duhen disa ditë për datën 14 mars. Ditët e mbetura d të jenë të pasura me aktivitete të larmishme, të cilat kanë nisur ta përcjellin atmosferën e festës tek fëmijët e shkollave dhe kopshteve.

“Jam shumë e lumtur që erdhi Dita e Verës, hajdeni të gjithë në Elbasan”, thotë një vogëlushe.

Për mësuesit, përçimi i traditës është qëllimi i organizimit të aktiviteteve të ndryshme.

“Është shumë e rëndësishme përcjellja e traditës, si nga familjet ashtu edhe nga institucionet arsimore, sepse kjo bën që tradita të ruhet. Dhe fëmijët të rriten me frymën e festimeve, frymën e traditës nëpër familje, të rriten me frymën e mikpritjes të dashurisë për të gjithë mysafirët që vijnë anembanë në Elbasan”, shprehet Dorina Prifti, mësuese në shkollën “Onufri” Në Elbasan.

Ruajtja dhe përcjellja brez pas brezi e traditës së festës është domethënëse edhe për familjarët e vogëlushëve.

“Ka shumë rëndësi sepse i jep edukatën, i jep traditat që të mos harrohen të mos humbasin, dhe fëmijët bëhen më të mençur, më të zgjuar, dhe e dinë që paraardhësit e tyre kanë qene në këtë traditë. është dita e luleve, dita që edhe fëmijët vishen me lehte, është dita më e bukur”, thotë një e moshuar.

Ndërkohë që qyteti i Elbasanit bëhet gati për festën e Ditës së Verës, duket se ardhja e pranverës ka zbukuruar rrugët me çeljen e luleve të para, ndërkohë që amvisat bëhen gati për të gatuar ballokumet. Përgjatë ditëve të mbetura, në Elbasan do të zhvillohen një sërë aktivitetesh në pritje të Ditës së Verës.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?