English

Në pritje të donatorëve, buxheti duhet të nisë punën me fondet e veta

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shuma prej 1.1 miliardë eurosh grante dhe hua që u sigurua nga Konferenca e Donatoreve në Bruksel për rindërtimin ishte një lajm i mire për të gjithë shqiptarët. Por, paratë e premtuara, do të kërkojnë një kohë të caktuar që të aplikohen në procesin e rindërtimit.

- Advertisement -

Disa nga vendet kanë nevojë që fondet t’i miratojnë në Parlamentet përkatëse, siç deklaroi edhe ministri i Jashtëm grek gjatë konferencës në Bruksel.

“Greqia do të kontribuojë 2.5 milionë euro, të caktuara më para për qëllime të ndryshme, por të cilat nuk u disbursuan asnjëherë. Jemi në procesin e përfundimit të tekstit të marrëveshjes përkatëse me qeverinë shqiptare, që më vonë të ratifikohet nga parlamenti grek”, tha Nikos Dendias, ministër i Punëve të Jashtme në Greqi.

Disa angazhime të tjera të marra nga institucione të rëndësishme financiare kërkojnë gjithashtu garanci shtetërore përpara se të nënshkruhen. Qeveria shqiptare duhet të bëjë transparente kushtet dhe fondet që do të ofrojë si garanci shtetërore.

Faktori kohë është kyç në gjithë këtë proces. Në rast se nuk veprohet në kohë, procedurat e mësipërme mund të zgjasin me muaj të tërë dhe të komprometojnë rindërtimin, i cili është domosdoshmëri për t’u dhënë 17 mijë të pastrehëve një zgjidhje përfundimtare.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?