English

“Në Reçak është kryer krim”, Walker i përgjigjet Aleksandër Vuçiçit: Më kujton Sllobodan Millosheviçin

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ish-ambasadori i OSBE-së, William Walker i është përgjigjur të martën nga Kosova, Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç lidhur me deklaratën se krimi në Reçak ka qenë i fabrikuar, e cila së fundmi nxiti reagime të shumta. Walker tha se deklarata të tilla i kujtojnë ish-presidentin e Serbisë, Sllobodan Millosheviç.

- Advertisement -

William Walker ka përsëritur që në Reçak është kryer krim lufte nën komandën e ish-presidentit serb Sllobodan Millosheviç. Autoritetet në Kosovë e kanë cilësuar deklaratën e Vuçiç si mohim të krimeve të luftës.

Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Ilva Now” në Euronews Albania, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha se ai nuk i ka mohuar kurrë krimet e luftës, ku shtoi se Serbia ka dënuar shumë kriminelë lufte. Ai u pyet nëse mund të ketë bashkëpunim të vërtetë mes vendeve të Ballkanit përpara se të kemi pajtim dhe paqe?

“Sepse ju ende i mohoni krimet e luftës në Kosovë,” e pyeti Tare presidentin Vuçiç duke i kujtuar deklaratën e tij të fundit për masakrën e Reçakut, të cilën e cilësoi si një ngjarje të fabrikuar nga ish-ambasadori i OSBE-së, William Walker. Presidenti serb vazhdoi përgjigjen e tij duke theksuar këndvështrimet e ndryshme, të cilat qenë të zakonshme për pjesë të ndryshme të ish-Jugosllavisë.

“Kjo është saktësisht arsyeja pse ne duhet të përballemi me këtë problem dhe përse kemi nevojë të krijojmë lidhje dhe marrëdhënie më të mira mes nesh. Ju nuk mund t’i detyroni serbët të pranojnë të gjitha këndvështrimet dhe idetë tuaja,” tha presidenti serb z.Aleksandër Vuçiç.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×