English

Në Rumani nisin sot bisedimet për formimin e një qeverie të re

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Partitë politike të Rumanisë do të nisin sot bisedimet për formimn e një qeverie të re. Kjo vjen si pasojë e heqjes nga pushteti i Partisë Social Demokrate (PSD) me anë të një votimi parlamentar të deputetëve.

- Advertisement -

Kjo rënie përfundon një periudhë tronditësë të pushetit të PSD, e cila ndezi protesta në rrugët e Rumanisë dhe mori kitika të shumta nga Brukseli për reformat që kufizonin pavarësinë e gjyqësorit dhe dobësuan luftën kundër korrupsionit.

Mocioni i mos-besimit u soll të Enjten nga Partia Kombëtare Liberale e Rumanisë (PKL) e cila më pas mori mbështetje edhe nga Unioni “Shpëtoni Rumaninë” si dhe katër parti të tjera politike.

“Një periudhë shkatërrimi ka mbaruar, një periudhë urrejtjeje dhe përçarjeje po merr fund,” tha presidenti i PKL, Ludovic Orban.

“Ky është fillimi i një faze konstruktive dhe një periudhe moderizmi, në të cilën qeveria do të kthehet në shërbim të qytetarëve.”

Qeveria e udhëhequr nga Partia Social Demokrate (PSD) me në krye Viorica Dăncilă mori rezultate shumë të dobëta në zgjedhjet e Bashkimit Evropian në Maj, përpara se partnerët e saj nga “Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve” (ALDE), tërhoqën mbështetjen e tyre në gusht.

“I bëj thirrje partive të tjera të vijnë përpara parlamentit sa më shpejt të jetë e mundur me një koalicion të ri për qeverinë ,” tha Dăncilă pas humbjes.

“I bëj thirrje Presidentit Rumun të emërojë një Kryeminisër të ri për të marrë përsipër sa më shpejtë aktin e qeverisjes”

Kjo krizë politike vjen një muaj para zgjedhjeve presidenciale të Rumanisë më 10 Nëntor.

Presidenti në detyrë, Klaus Iohannis, do të zhvillojë të Premten bisedime me të gjitha partitë parlamentare në kërkim të një qeverie të re.

“Rënia e qeverisë së Partisë Social Demokrate vjen si pasoje e reagimeve nga e gjithë shoqëria Rumune ndaj abuzimit dhe paaftësisë së saj në kabinet,” u shpreh Presidenti.

Një nga partitë që mbështetën mocionin kundër qeverisë është partia “Pro Romania”, një grupim i majtë i udhëhequr nga ish kryeministri Victor Ponta.

Qeveria Social Demokrate e Pontës dha dorëheqjen në vitin 2015 pas zjarrit në një klub nate në Rumani i cili la të vdekur dhjetëra persona dhe shumë të tjerë të plagosur.

“Kjo qeveri nuk ishte funksionale, nuk mundej ta qeveriste Rumaninë dhe as të ruante marrëdhëniet tona ndërkombëtare,” tha ai.

“Ata as nuk mundet të zgjidhnin një kandidat serioz për vendin e Komisionerit Evropian.”

Që nga viti i kaluar, “Pro Rumania” ka mbledhur dhjetëra ish-deputetë të PSD-së, të cilët duan të distancohen nga administrata e Dăncilăs.

“Është e vështirë të parashikojmë koalicionin e ri. Partitë e opozitës u bashkuan për ta hequr atë nga detyra, por kjo është e vetma gjë për të cilën ata bien dakord. Janë shumë të ndryshëm dhe kanë qëllime të ndryshme në udhëheqje. Për momentin nuk ka një koalicion të dukshëm.” u shpreh një gazetar i Euronews në Bukuresht. 

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Çfarë mendimi keni për sulmet me bomba molotov ndaj institucioneve në protestën e opozitës?