English

Në Thumanë ndërpritet operacioni i kërkim-shpëtimit ndërsa në Durrës vazhdojnë kërkimet

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në Thumanë, operacioni i kërkim-shpëtimit pas tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë para disa ditësh, është ndërprerë sepse dyshohet se nën gërmadha nuk ka më persona. Lëkundjet e tërmetit gjatë natës së mbrëmshme kanë qenë të herëpashershme dhe kanë krijuar panik dhe ankth në të gjithë qytetarët, reshjet e shiut gjithashtu kanë qenë një problem pasi kushtet ku ata po streohen nuk janë të papërshtatshme.

- Advertisement -

Ndërkohë në Durrës, vazhdojnë kërkimet nën rrënojat e ndërtesave të shembura. Në lagjen 18 dyshohet se nën gërmadha ndodhet trupi i një gruaje i cili mendohet të jetë lokalizuar nga forcat rumune dhe janë pikërisht ata të cilët po përpiqen ta nxjerrin atë nga rrënojat me mjetet e duhura. Forcat shqiptare po mundohen të ruajnë perimetrin përreth zonës, sepse lëkundjet e herëpashershme dhe mund të kthehen në një problem me pasoja nësë nuk ruhet qetësia.

Operacioni për nxjerrjen e turpit të fundit nga ndërtesa mund të zgjasë deri në 24 orë.

Në Durrës raportohen disa vatra mjaft të rrezikshme. Njëra prej tyre është lagjja 18, një zonë tjetër është zona e Kënetës ku dyshohet se ndodhen 4 deri në 5 persona të një familjeje nën rrënoja dhe në zonën e plazhit dhe golemit.

Shumica e qytetarëve gjatë mbrëmjes nuk kanë fjetur në shtëpi por kanë zgjedhur të qendrojnë jashtë ose në makinat e tyre.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?