Analisti Shpëtim Nazarko tha se Mikail Gorbaçov do të mbahet mend si njeriu që shkatërroi komunizmin dhe solli demokracinë.
Në një intervistë për Euronews Albania, Nazarko kujtoi takimin me Gorbaçovin në Tiranë, kur ai kishte ardhur si presidenti botëror i shkollave për shahun.
Nazarko tregon se në vizitën e tij dyditore në Tiranë, Gorbaçov nuk u prit nga asnjë politikan shqiptar i majtë apo i djathtë.
“Ishte një njëri shumë i hapur për jetën. Që natën e parë ndenji dhe këndoi për 3 orë duke pirë. Kishte një ftohtësi të klasës politike, as doli njëri ta priste në aeroport as i bëri njeri pritje zyrtare. Është tipike e klasës lindore ta urrejë atë. Brenda frontit të brendshëm klasa e urren njeriun që i ka hequr privilegjet. Kjo e turpëron klasën politike. Ai ishte shumë indiferent për këtë”, tha Nazarko.
Sipas tij, me humbjen e Gorbaçovit bota ka humbur një nga njerëzit e saj të mëdhenj, që tregoi se prosperiteti i një vendi nuk zhvillohet duke pushtuar territore, por duke zhvilluar ekonominë e tij.
LEXONI GJITHASHTU: