English

Në Vlorë mungojnë rojet bregdetare, rrezikohen pushuesit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Mungesa e rojeve bregdetare, përveçse detyrimit ligjor të papërmbushur i bën plazhet e qytetit bregdetar të Vlorës të pasigurta për pushues të cilët këtë vit priten të jenë edhe më të shumtë.  Përgjatë gjithë vijës bregdetare, kullat bosh të vrojtimit janë fenomen i zakonshëm.

- Advertisement -

Por, mungesa e tyre shpesh nuk i faturohet mungesës së vullnetit të subjekteve por edhe mos-interesimit për punësim në këtë sektor.

Leneda Halilaj, trajnere e certifikuar për rojet bregdetare thekson se çdo vit e më shumë pronarët e stacioneve të plazhit pot trajnohen vetë në mungesë të të punësuarve.

“Ka shumë mungesë për personat që duan të bëjnë vrojtuesin e plazhit dhe pronarët janë të detyruar ose ta bëjnë vet ose të fusin një person të stafit të tyre, nuk ka shumë të rinj të interesuar”, tha Halilaj,

Por detyrimin për vendosjen rojeve bregdetare nuk e përmbush as bashkia e qytetit në hapësirat publike. Në 7 vitet e fundit, plazhet publike kanë qenë në mirëbesim të vrojtuesve të punësuar nga privatët. Mungesa e vrojtuesve në plazhe i bën ato pak të sigurta për pushuesit kryesisht për fëmijët dhe moshën e tretë.

“Në fakt e kemi vënë re që mungojnë personat që ruajnë plazhet, është një problem, deri më tani nuk kemi parë ndonjë rrezik në det por pavarësisht kësaj janë të domosdoshëm për të parandaluar çdo rrezik të mundshëm”, tha një turiste.

Përgjatë gjithë vijës bregdetare janë licencuar më shumë se 400 stacione plazhi ku në më shumë se gjysmën e tyre mungojnë rojet bregdetare edhe pse kemi hyrë në  sezonin e lartë.

LEXO GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?