Kryeministri Edi Rama zhvilloi pasditen e sotme një takim me votuesit për herë të parë në njësitë 1, 2 dhe 3 në Tiranë.
Ai theksoi se Shqipëria nuk duhet ta ulë ritmin e punës për mbylljen e negociatave në 2027, pasi mund kjo mund të jetë fatale për anëtarësimin e vendit në BE.
Rama u bëri thirrje të rinjve që të votojnë PS për të bërë së bashku një histori suksesi.
“Këto negociata deri në 2027 janë më të shpejtat në histori, pas një rasti shumë të veçantë që është Finlanda. Ne përshpejtuam reformat duke kaluar edhe vendet e rajonit. Për herë të parë ata kanë hapur derën dhe duan ne të na marrin brenda. Por dera nuk është hapur pafundësisht. Deri në 2027 kanë thënë duam të mbyllim negociatat me ju”, tha ai.