English

Negociatat, ministri i Jashtëm i Austrisë pro dritës jeshile për Shqipërinë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ditën e sotme në një vizitë zyrtare në Tiranë ishte ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg, i cili zhvilloi një konferencë të përbashkët me homologun e tij, Gent Cakaj.

- Advertisement -

Të dy ministrat në fjalën e tyre para mediave u ndalën te përpjekjet e Shqipërisë për hapjen e negociatave me BE-në. Sipas Gent Cakajt, Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet për hapjen e negociatave.

Ministri i Jashtëm austriak theksoi se Austria ka qenë dhe është mbështetëse e Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

“Qëndrimi i Austrisë është shumë i qartë dhe ne duam të hapet drita e gjelbër me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë. Ne jemi përpara diskutimeve të vështira, sepse ju e dini se nuk ka unanimitet në Këshill, por ajo që duhet thënë është se Austria do të mbështesë Shqipërinë. Ne do t’ju ndihmojmë në të gjitha mënyrat. Këtu keni një ambasador që është shumë i mirë dhe ju jeni në duar të mira. Mund ta përdorni ambasadorin e Austrisë këtu. Ne do të përpiqemi që në fushën ekonomike do t’i përforcojmë më tej bashkëpunimet”, u shpreh ministri austriak.

Gjatë fjalës së tij Schallenberg, shprehu shqetësimin për azilkërkuesit shqiptarë në Francë.

”Situata e azilkërkuesve shqiptarë vazhdon, ne jemi në dijeni. Është një situatë që e prek më pak Austrinë, sesa shtetet e tjera anëtare. Është një tipar i përsëritur në diskutimet me kolegët francezë”, tha ministri i Jashtëm.

Gjithashtu Alexander Schallenberg, theksoi se Austria do të ndihmojë të prekurit nga tërmeti i 21 shtatorit dhe për këtë do japë shumën 200 mijë euro.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?